Vogëlushi Troi po përballet me një problem të rëndë shëndetësorë dhe ka nevojë për ne

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 07.09.2026, 14:09

KUSH KA MUNËSI TË NDIHMOJË TROIN TË KONTRIBUOJË NË LINKUN E GOFUNDME

Troi është vetëm 5 vjeç, por prej vitesh po përballet me një gjendje komplekse shëndetësore që prek sistemin neurologjik, gastrointestinal, imunitar dhe metabolik.

Muaji i fundit ka qenë veçanërisht i vështirë për vogëlushin. Ai ka kaluar dy episode të rënda të përkeqësimit neurologjik, secili prej tyre rreth një javë, të shoqëruara me agjitacion të rëndë, dëmtim të vetëdijes dhe humbje të konsiderueshme të aftësive funksionale. Për prindërit e tij, këto kanë qenë ndër momentet më të frikshme që kanë përjetuar.

Pas vitesh analizash, terapish dhe kërkimesh, familja ka kontaktuar disa klinika të specializuara në Shtetet e Bashkuara. Rasti i Troit është pranuar dhe ekipet mjekësore janë të gatshme të punojnë për të kuptuar më thellë gjendjen e tij dhe për të gjetur trajtimin e duhur.

Troi ka provuar terapi të ndryshme dhe ka kryer analiza të shumta, por përmirësimi i shumëpritur ende nuk ka ardhur. Ndërkohë, shpenzimet e vazhdueshme për trajtime, analiza dhe konsultime kanë rënduar jashtëzakonisht mbi familjen.

Sot prindërit e tij thonë se nuk mund ta përballojnë më vetëm këtë betejë. Ata kanë nevojë për ndihmë që Troi të mund të vazhdojë rrugëtimin mjekësor që mund t’i japë një mundësi të re për të përmirësuar jetën e tij.

Troi është vetëm 5 vjeç. Ai ka nevojë për shpresë, për kujdes dhe për mbështetjen e njerëzve që mund ta ndihmojnë të vazhdojë këtë betejë.

Të dhënat bankare:

Beneficiary's Bank: Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C. Pristina, Kosovo

SWIFT Code: RBKOXKPR

Beneficiary's Account: XK051501050002931124

Beneficiary Name: Gentijana Reshtani

Address:Linda 3/10 Fushe Kosove

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit