“O Edi Rama, shiko gjendjen skandaloze të spitalit të Durrësit”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.09.2026, 13:59

Një qytetar ka denoncuar për JOQ Albania gjendjen e Spitalit të Durrësit, duke ngritur shqetësime për kushtet në ambientet e këtij institucioni shëndetësor. Në mesazhin e tij, qytetari i drejtohet kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar situatën si “skandaloze”.

Sipas denoncuesit, spitali paraqitet në gjendje të amortizuar dhe pa kushtet e nevojshme për pacientët. Ai ka dërguar edhe pamje nga ambientet e spitalit, për të ilustruar problematikat që pretendon se janë të pranishme.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse institucionet përgjegjëse do të reagojnë ndaj shqetësimeve të ngritura nga qytetari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit