Latifi për 16-vjeçarin që humbi jetën: “Sapo kishte nisur rrugëtimin në mjekësi, por jeta iu ndërpre shumë herët”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.09.2026, 12:57

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka shprehur ngushëllime për familjen Gashi pas vdekjes tragjike të 16-vjeçarit, Blenis Gashi nga Fortesa.

Përmes një postimi në Facebook, Latifi ka shprehur dhimbjen për humbjen e të riut, duke theksuar se Blenisi sapo ishte regjistruar në shkollën e mesme të mjekësisë dhe kishte ëndrra e plane për të ardhmen.

“Një jetë e re, e ndërprerë shumë herët”, ka shkruar Latifi.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjes Gashi, të afërmve, shokëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur 16-vjeçarin.

“Ngushëlloj përzemërsisht familjen Gashi, të afërmit, shokët dhe të gjithë ata që e njohën Blenisin! Blenisi, pushoftë në paqe!”, ka shkruar Latifi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit