Shpërthim me lëndë plasëse në Ishull-Lezhë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.09.2026, 12:49

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Ishull-Lezhë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:50, në portën e jashtme të rrethimit të banesës së një shtetasi me inicialet S. Q., ku ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Forcat e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje pas njoftimit dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Grupi hetimor po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit