Zjarr në Bërzhitë, flakët përfshijnë një zonë të gjerë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 07.09.2026, 12:37

Një zjarr ka rënë në zonën e Bërzhitës, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre.

Flakët janë përhapur në zonë, ndërsa situata ka ngritur shqetësim për banorët dhe pronat pranë territorit të përfshirë nga zjarri.

Mbetet ende e paqartë se çfarë e ka shkaktuar zjarrin dhe sa është sipërfaqja e dëmtuar.

Situata bëhet edhe më shqetësuese pasi nuk është hera e parë që kjo zonë përfshihet nga flakët. Edhe gjatë vitit të kaluar, në të njëjtin vend ka rënë zjarr, duke rikthyer sërish frikën dhe shqetësimin mes banorëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit