Shqiptari 55-vjeçar plagoset me armë zjarri në Athinë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.09.2026, 08:22

Një 55-vjeçar me origjinë shqiptare ka mbetur i plagosur pas një sulmi me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së hënës, në zonën e Patisias në Athinë. Ngjarja ka ndodhur pak para orës 05:00, në kryqëzimin e rrugëve Vroutou dhe Themou Anninou, sipas raportimeve të mediave greke.

Dy persona, të cilët lëviznin me një motoçikletë, i janë afruar 55-vjeçarit dhe kanë qëlluar në drejtim të tij. Si pasojë e të shtënave, shqiptari ka marrë plagë në gjymtyrët e poshtme. Pas sulmit, autorët janë larguar me vrap nga vendi i ngjarjes. I plagosuri është transportuar me ambulancë në spitalin “Georgios Gennimatas”, ku ka marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë sekuestruar tre gëzhoja dhe një plumb, si prova materiale. Autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të sulmit dhe identifikimin e dy autorëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit