Pamje dramatike nga Puka, zjarri në malin e Tërbunit del jashtë kontrollit

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 07.09.2026, 00:35

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë malin e Tërbunit në Pukë, duke djegur sipërfaqe të konsiderueshme pyjore.

Flakët vijojnë të përhapen në zona të ndryshme, të favorizuara nga era dhe terreni i vështirë malor, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen për izolimin e vatrave.

Sipas të dhënave të mbërritura në redaksi, zjarri ka përfshirë edhe një banesë të braktisur, ndërsa forcat e angazhuara në terren po punojnë për të frenuar përhapjen e flakëve.

Pamjet e filmuara nga ajri gjatë natës tregojnë përmasat e zjarrit. Flakët kanë përfshirë një pjesë të madhe të pyjeve, ndërsa tymi dhe shkëndijat janë të dukshme në errësirë.

Situata vijon të mbetet e vështirë për shkak të kushteve të terrenit dhe erës, ndërsa ekipet në terren po përpiqen të izolojnë vatrat dhe të parandalojnë përhapjen e zjarrit drejt zonave të tjera.

JOQ Albania publikon pamjet nga mali i Tërbunit, ndërsa situata mbetet në zhvillim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit