Dy persona janë shoqëruar nga Policia mbrëmjen e sotme në Ksamil, ndërsa pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania tregojnë momentin kur ata futen në automjetet e policisë.
Në pamje, njëri prej personave shihet me pranga në duar, ndërsa shoqërohet drejt mjetit të policisë.
Deri në këto momente nuk dihen arsyet që kanë çuar në shoqërimin e dy personave dhe nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia lidhur me rastin.
JOQ Albania do të vijojë ta ndjekë situatën dhe do të sjellë informacion nëse do të ketë një reagim zyrtar nga autoritetet.