“Tabela 80 km/h, furgoni ecën me 40 km/h dhe krijon trafik”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.09.2026, 19:55

Krahas drejtuesve që lëvizin me shpejtësi të lartë apo kryejnë parakalime të gabuara, një tjetër problematikë e hasur në rrugët e vendit lidhet edhe me automjetet që lëvizin me shpejtësi shumë të ulët, duke krijuar radhë dhe vështirësi në qarkullim.

Një drejtues mjeti ka denoncuar në JOQ Albania një rast të tillë në Rrugën e Arbrit, ku, sipas tij, një furgon po lëvizte me rreth 30-40 km/h, ndërsa në segmentin ku po udhëtonin tabela përcaktonte shpejtësinë maksimale 80 km/h.

Në videon e dërguar në redaksi, denoncuesi shprehet:

“Ja shikoje JOQ, 40 km/h, duke ec në Rrugën e Arbrit prapa këtij furgonit. Rresht është bërë mbrapa, s’ke as ku parakalon se janë vijat e pandërprera.”

Në komunikimin me JOQ Albania, drejtuesi i mjetit sqaroi se pamjet janë filmuar në Klos, në drejtim të Tiranës, në segmentin që të çon drejt tunelit të Murrizit. Ai këmbëngul se tabela në atë pjesë të rrugës ishte 80 km/h, ndërsa furgoni përpara tij po lëvizte me rreth 30-40 km/h.

Rrjedhimisht, pas furgonit ishte krijuar një varg automjetesh, ndërsa mundësia për parakalim ishte e kufizuar për shkak të vijave të pandërprera në rrugë.

Rasti ngre edhe një herë diskutimin për mënyrën e qarkullimit në një aks të rëndësishëm si Rruga e Arbrit, ku si shpejtësia e lartë dhe manovrat e rrezikshme, ashtu edhe lëvizja e mjeteve me shpejtësi shumë të ulët në segmente të caktuara, mund të ndikojnë në rrjedhën normale të trafikut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit