Zhduket 66-vjeçarja nga Rrogozhina, familja kërkon ndihmë për gjetjen e saj

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.09.2026, 18:32

Një apel për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga familjarët e Saxhide Dishës, e cila ka humbur në zonën e Rrogozhinës.

Sipas familjes, 66-vjeçarja është parë për herë të fundit dje, rreth orës 11:00 të paradites, në fshatin Lekaj të Rrogozhinës.

Kanë kaluar afro 32 orë nga momenti i fundit kur ajo është parë dhe familjarët ende nuk kanë mundur të mësojnë asgjë për vendndodhjen e saj.

Familja bën me dije se ka bërë denoncimin në polici dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e saj.

Kushdo që e ka parë 66-vjeçaren ose ka informacion për vendndodhjen e saj, lutet të kontaktojë familjarët në numrin +355 68 901 0002.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit