Vatër e re zjarri në zonën malore mes Burrelit dhe Krujës

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 06.09.2026, 18:01

Një vatër zjarri është aktivizuar në zonën malore mes Burrelit dhe Krujës, duke përfshirë një terren të vështirë malor.

Në pamjet e dërguara në redaksinë e JOQ Albania shihet një re e madhe tymi që ka mbuluar zonën malore, ndërsa sipas banorit, zjarri po përhapet në drejtim të fshatrave të Krujës.

Sipas tij, kjo është një vatër tjetër zjarri, e ndarë nga vatrat e tjera të raportuara më herët në zonë.

Banori shprehet veçanërisht i shqetësuar për qindra krerë bagëti që ndodhen në këtë zonë dhe që, sipas tij, janë të rrezikuara nga përhapja e flakëve.

Ai thotë se zjarri po lëviz në drejtim të fshatit Shkretë në Krujë, ndërsa tymi është i dukshëm edhe nga qyteti i Burrelit.

Apeli i banorit është për ndihmë urgjente, pasi terreni malor e vështirëson ndërhyrjen dhe rrezikon jo vetëm zonën, por edhe bagëtitë që ndodhen aty.

JOQ Albania publikon pamjet dhe apelin e banorit, ndërsa kërkon ndërhyrje të shpejtë nga strukturat e emergjencave për verifikimin e situatës dhe mbrojtjen e banorëve dhe bagëtive në zonën e rrezikuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit