Situata me zjarret në vend vijon të jetë shqetësuese, ndërsa një tjetër vatër është raportuar së fundmi pranë Kalasë së Beratit.
Flakët kanë përfshirë zonën pranë kalasë, ndërsa zjarrfikësit kanë mbërritur në terren dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.
Pamjet e siguruara tregojnë flakët që kanë përfshirë zonën, ndërsa ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse vijon për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit apo sipërfaqja e prekur.