Përfshihet nga flakët makina në parkim, roja merr tubin e ujit dhe e fik menjëherë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.09.2026, 13:38

Një automjet është përfshirë nga flakët pranë aeroportit të Rinasit, ndërsa fatmirësisht incidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Makina ishte e parkuar në rrugë, pranë një karburanti, kur roja e parkingut ka konstatuar zjarrin.

Pas konstatimit të flakëve, roja ka marrë menjëherë tubin e ujit dhe ka ndërhyrë për shuarjen e zjarrit. Ndërhyrja e shpejtë ka bërë të mundur izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre.

Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa automjeti ka pësuar dëme materiale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit