Tensionet rikthehen mes Turqisë dhe Greqisë, në qendër Deti Egje

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 06.09.2026, 07:24

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë po përballen sërish me tensione, pas një periudhe afrimi që nisi pas tërmetit shkatërrues në Turqi në vitin 2023. Dy vendet kishin nënshkruar në dhjetor të po atij viti Deklaratën e Athinës për Marrëdhënie Miqësore dhe Fqinjësi të Mirë, duke krijuar shpresë për një periudhë më të qetë mes dy vendeve.

Në qendër të përplasjes është sërish Deti Egje dhe çështja e zonave detare. Mosmarrëveshjet mes Ankarasë dhe Athinës lidhen me kufijtë detarë, të drejtat mbi hapësirat ujore dhe zonat ekonomike, duke rikthyer debatet e vjetra mes dy vendeve. Çështja mbetet veçanërisht e ndjeshme për shkak të pranisë së ishujve grekë pranë brigjeve turke.

Pavarësisht përpjekjeve të mëparshme për të ulur tensionet, Egjeu vazhdon të jetë një nga pikat më të debatueshme në marrëdhëniet turko-greke. Të dyja palët mbrojnë pretendimet e tyre mbi hapësirat detare, ndërsa çdo vendim i ri në këtë zonë mund të ndikojë drejtpërdrejt në raportet mes dy vendeve fqinje dhe aleate në NATO.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit