Një video që po qarkullon në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të shumta, teksa një motorist i Wolt shihet duke kruar gishtat e këmbëve pak para se të vijojë me dorëzimin e porosive te klientët.
Në pamje, motoristi shfaqet pranë motorit, ndërsa ka hequr atletet dhe po kruan këmbët.
Videoja është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke ngjallur reagime dhe diskutime lidhur me higjienën e personave që merren me shpërndarjen e ushqimeve.
Dyshohet se pamjet janë filmuar në një vend europian, por vendndodhja e saktë dhe rrethanat në të cilat është realizuar videoja nuk janë konfirmuar.
Nga pamjet nuk rezulton të shihet nëse motoristi ka prekur porosinë apo ushqimin pas këtij momenti, ndaj shqetësimet e ngritura lidhen me sjelljen e tij gjatë kohës që ishte duke kryer shpërndarjet.