Një qytetar i është drejtuar JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e rënduar të lumit në Fushë-Krujë.
Në pamjet e dërguara shtrati i lumit shfaqet i mbuluar nga shkurre të dendura, ujëra të ndotura dhe mbetje të shumta, përfshirë shishe plastike të hedhura përgjatë brigjeve.
Sipas denoncuesit, zona është lënë pas dore prej kohësh dhe situata ka krijuar kushte shqetësuese për banorët, veçanërisht për shkak të pranisë së mushkonjave.
“Turpi i botës, shiko si është bërë lumi i Fushë-Krujës. Epidemë e gjallë u ka bërë mushkonja, me e vra me çifte. Nuk vë kush dorë, as bashkia, as shteti.”
Nga pamjet nuk mund të përcaktohet nëse zona përbën rrezik konkret shëndetësor apo nëse ka ndotje të ujit që kërkon ndërhyrje specifike, ndaj situata duhet të verifikohet nga institucionet përgjegjëse.
JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin e qytetarit, duke kërkuar ndërhyrjen e strukturave përgjegjëse për pastrimin dhe verifikimin e gjendjes së lumit.