Një qytetare i është drejtuar JOQ Albania për të denoncuar vjedhjen e një portofoli në Malin e Robit.
Sipas denoncueses, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit.
Në pamjet e kamerave të sigurisë shihen një burrë me kapelë të bardhë, bluzë të bardhë Reebok dhe pantallona të shkurtra të verdha, së bashku me një grua me bluzë rozë dhe pantallona të shkurtra xhins.
Të dy shfaqen në shkallët e marketit, ndërsa burri shihet duke mbajtur dhe kontrolluar disa sende në duar.
Sipas denoncueses, gjatë kësaj kohe i është marrë portofoli, brenda të cilit kishte sende me vlerë.
Pas disa çastesh, dy personat largohen nga vendi.
Denoncuesja kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tyre dhe thotë se kushdo që ka informacion për rastin mund ta kontaktojë.