Ismet Alimusaj nga Strellci i Deçanit ka ndërruar jetë sot në një spital në Shkup, si pasojë e plagëve të marra në një aksident trafiku.
Alimusaj ishte aksidentuar më 18 gusht në fshatin Loxhë të Pejës dhe prej asaj kohe po trajtohej në spital.
Lajmin për vdekjen e tij e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot, më 5 shtator 2026, Policia është informuar se një person, i cili ishte aksidentuar më 18 gusht në fshatin Loxhë, ka ndërruar jetë në një spital në Shkup. Trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, deklaroi Rugova.
Vdekja e Ismet Alimusajt ka pikëlluar familjarët, miqtë dhe të njohurit e tij. Ngushëllime familjes!