Trump e quan konfliktin me Iranin “gjë të vogël”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 05.09.2026, 20:19

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar reagime me deklaratat e tij për përplasjen ushtarake mes SHBA-së dhe Iranit, duke e cilësuar situatën si “small potatoes”, një shprehje që përdoret për diçka të vogël ose jo shumë të rëndësishme.

Trump tha se mbështet qëndrimin e zëvendëspresidentit JD Vance, i cili ka argumentuar se operacionet amerikane kundër Iranit nuk duhet të konsiderohen një “luftë” në kuptimin tradicional, pasi SHBA nuk ka trupa tokësore të angazhuara në luftime dhe operacionet janë kryesisht sulme ajrore.

Deklarata vjen megjithatë në një moment kur konflikti ka shkaktuar pasoja të konsiderueshme. Sipas AP, që nga nisja e përplasjes më 28 shkurt kanë humbur jetën 18 ushtarakë amerikanë, ndërsa kostoja për SHBA-në ka kaluar 37.5 miliardë dollarë.

Tensionet janë përshkallëzuar sërish ditët e fundit, me sulme dhe kundërsulme mes forcave amerikane dhe Iranit. Vetëm sot, ushtria amerikane njoftoi se goditi tre cisterna iraniane pas sulmeve të Gardës Revolucionare ndaj anijeve të Marinës amerikane.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit