Tre vatra zjarri në Kukës, në flakë Zapodi dhe Orgjosta

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 05.09.2026, 15:53

Situata e zjarreve në territorin e Bashkisë Kukës paraqitet shqetësuese, teksa disa vatra janë aktivizuar mesditën e sotme në zona të ndryshme.

Vatra e parë është shfaqur në Kodrën e Pecës, në fshatin Përbreg, vetëm pak kilometra larg qytetit të Kukësit. Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë dhe, sipas të dhënave paraprake, kanë arritur ta vendosin zjarrin nën kontroll.

Situata duket më problematike në fshatin Zapod, ku një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në një zonë të thellë malore. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, ndërsa ndërhyrja e forcave zjarrfikëse paraqitet e vështirë për shkak të terrenit.

Ndërkohë, një tjetër vatër zjarri është raportuar edhe në Orgjosë, duke e rënduar më tej situatën në territorin e Kukësit. Banorët raportojnë se nuk kanë mundur të lidhen me shërbimin zjarrfikës ç'ka ka shkaktuar panik në zonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit