Kamikazët që po marrin jetë njerëzish, futen kundërvajtje mes makinave

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.09.2026, 12:16

Një tjetër rast i shkeljes së rregullave të qarkullimit është denoncuar nga qytetarët në Durrës.

Në një video të dërguar nga një qytetar, e realizuar pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”, shihet një automjet që lëviz në kundërvajtje, duke rrezikuar sigurinë e drejtuesve të tjerë dhe të këmbësorëve.

Qytetari shpreh shqetësimin për sjelljen e papërgjegjshme të disa drejtuesve në rrugë, duke e lidhur atë me rrezikun e aksidenteve të rënda që raportohen çdo ditë në vend.

Arsyeja pse ditë për ditë dëgjojmë për aksidente me humbje jete është se ky popull është i pandërgjegjshëm dhe i papërgjegjshëm”, shkruan qytetari në denoncimin e tij.

Rasti ngre sërish shqetësimin për respektimin e rregullave të qarkullimit dhe nevojën për më shumë ndërgjegjësim nga drejtuesit e automjeteve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit