Pas publikimit në JOQ, arrestohet shpullaxhiu që përdor simbolet e policisë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 05.09.2026, 11:57

Joz Shpulla është shoqëruar në Komisariatin nr.6 për veprime të mëtejshme, lidhur me konfliktin e ndodhur pak ditë më parë me Eduart Kuçin në mbikalimin e Rinasit.

Reagimi i policisë ka ardhur pas publikimit të videos nga JOQ Albania, e cila hodhi dritë mbi dinamikën e ngjarjes dhe nxori në pah përdorimin e fenelinave dhe sinjaleve “STOP” të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit.

Nga hetimet e deritanishme është zbuluar se videoja është regjistruar në Tiranë, konkretisht në zonën e mbikalimit të Rinasit, ku dy personat janë përfshirë në konflikt.

Pamjet e publikuara nga JOQ ngritën dyshime serioze mbi mënyrën se si Jozefin Marku kishte përdorur sinjalistikë që identifikohet zakonisht me automjetet e policisë, çka duket se ka nxitur edhe reagimin e autoriteteve.

Tashmë këngëtari është shoqëruar në Komisariatin nr.6, ndërsa pritet që pas veprimeve hetimore të përcaktohet përgjegjësia e tij ligjore dhe masat që mund të ndërmerren lidhur me këtë rast.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit