Aksident fatal në aksin Elbasan–Cërrik, humb jetën 31-vjeçari

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.09.2026, 09:47

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pas mesnate në aksin Elbasan–Cërrik, në zonën e Gjergjanit, ku një 31-vjeçar ka humbur jetën.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si Mikail Kastlli, 31 vjeç, banues në Gostimë. I riu ishte duke udhëtuar me motomjetin e tij në këtë aks rrugor, kur për arsye që ende nuk janë përcaktuar, ka humbur kontrollin mbi drejtimin.

Motomjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore. Përplasja ka qenë e fortë dhe 31-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda.

Edhe pse në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës, i riu nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Paraprakisht, dyshohet se shpejtësia mund të ketë ndikuar në humbjen e kontrollit të motomjetit, por kjo mbetet ende për t'u verifikuar nga hetimet.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur veprimet për të përcaktuar dinamikën e aksidentit dhe shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit të motomjetit.

Në vijim, materialet procedurale pritet t'i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet do të vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit