Zjarri masiv në Himarë/ 6 banesa të djegura, janë evakuuar 36 persona

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.09.2026, 08:24

Zjarri masiv që përfshiu mbrëmjen e djeshme territorin e Bashkisë Himarë vijon të jetë aktiv, ndërsa mëngjesin e sotëm ka nisur ndërhyrja nga ajri. Helikopterët po hedhin ujë mbi vatrat aktive, në përpjekje për të frenuar përhapjen e flakëve dhe për të izoluar zonat e prekura.

Prefektja e Qarkut Vlorë, Evis Alushi, deklaroi se situata është përmirësuar gjatë orëve të para të mëngjesit dhe aktualisht konsiderohet nën kontroll. Sipas saj, gjatë natës ka pasur rrezik në zonën e Potamit, ndërsa tani nuk ka rrezik për zonat e banuara. Operacioni është përqendruar në kodrën e Pilurit, ku vijon beteja me flakët.

Nga zjarri janë prekur gjashtë banesa, tre prej të cilave të banuara dhe tre të pabanuara. Si masë parandaluese, 36 persona janë evakuuar, ndërsa forcat në terren dhe ekipet nga ajri vijojnë operacionin për shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit