Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania për një vjedhje të ndodhur brenda një dyqani.
Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet një person që afrohet pranë një çante, e merr atë dhe largohet nga ambientet e biznesit.
Sipas denoncuesit, rasti është denoncuar tashmë në polici, ndërsa pamjet e kamerave janë vënë në dispozicion për identifikimin e personit.
Denoncuesi kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifikuar personin që shfaqet në video.
JOQ Albania publikon pamjet e sigurisë me qëllim që rasti të bëhet i ditur dhe që, nëse dikush e njeh personin që shfaqet në video, informacioni t’u përcillet autoriteteve.