Situata nga zjarri në Himarë është përkeqësuar, ndërsa flakët kanë përfshirë një banesë dhe po rrezikojnë edhe shtëpi të tjera në zonë.
Zjarri ka rënë në zonën e By-Pass-it të Himarës dhe, i favorizuar nga era e fortë, vijon të përhapet me shpejtësi.
Një banesë raportohet se është përfshirë nga flakët, ndërsa rreziku mbetet edhe për banesat e tjera pranë vatrës së zjarrit.
Në terren vijojnë të jenë forcat zjarrfikëse të Himarës, të ndihmuara nga ekipe të ardhura nga Vlora, Saranda, Delvina dhe Finiqi.
Terreni i vështirë dhe errësira po e bëjnë më të vështirë ndërhyrjen, ndërsa forcat në terren po punojnë për të mbajtur nën kontroll përhapjen e flakëve dhe për të mbrojtur banesat që ndodhen pranë zonës së zjarrit.