Një tjetër procedurë e dyshimtë prokurimi publik mban firmën e kryetarit të Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu. Bëhet fjalë për tenderin me objekt "Shërbimi i mirëmbajtjes të sipërfaqeve të gjelbërta dhe varrezave në qytetin e Lezhës", me numër reference REF-93877-07-20-2026 dhe fond limit prej 19,928,384 lekë të reja pa TVSH.

Sipas dokumenteve zyrtare të tenderit, fitues është shpallur operatori ekonomik FLORAL shpk me pronar dhe administrator Nikoll Lleshin, i cili ka paraqitur një ofertë prej 19,827,385 lekë të reja pa TVSH, ose gati 240 milionë lekë të vjetra me TVSH.
Ajo që e bën këtë tender flagrant është fakti se në garë kanë marrë pjesë katër kompani, ku tri prej tyre kanë ofertuar me çmime dukshëm më të ulëta se kompania fituese:
REJ shpk: 16,794,363.17 lekë (Më e ulëta)
Pastrime Silvio shpk: 17,750,760 lekë
CLEAN FAST shpk: 18,334,113 lekë
FLORAL shpk (FITUESI): 19,827,385 lekë


Shifrat e skandalit:
99.5% e fondit limit: Kompania e shpallur fituese nga Pjerin Ndreu ka kapur pothuajse të plotë fondin e vënë në dispozicion.
Mbi 3 milionë lekë diferencë: Kompania "FLORAL" është shpallur fituese me një ofertë 3,033,021.83 lekë më të lartë se oferta më e ulët e paraqitur nga "REJ shpk".
Skualifikim masiv: Tri ofertat e tjera më ekonomike janë skualifikuar nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, duke i kaluar kontratën publike ofertuesit me çmimin më të lartë dhe afër limitit maksimal të buxhetit.
Vendimi mban firmën e vetë kryetarit të bashkisë, Pjerin Ndreu, si titullar i autoritetit kontraktues.
