Gjendet pa shenja jete një person në qendër të Prishtinës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.09.2026, 21:52

Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sotme në rrugën “Agim Ramadani”, në qendër të Prishtinës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:00 është raportuar për një person pa shenja jete në rrugën Agim Ramadani. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull. Policia po punon në sqarimin e rrethanave të rastit”, deklaroi Ahmeti.

Identiteti i viktimës dhe shkaqet e vdekjes nuk janë bërë ende të ditura. Policia po vazhdon hetimet për sqarimin e plotë të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit