Lëkundje tërmeti në Elbasan, epiqendra në fshatin Tregan

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 04.09.2026, 21:47

Një lëkundje e lehtë sizmike është regjistruar gjatë ditës së sotme në zonën e Elbasanit, duke shkaktuar vetëm reagim të momentit te banorët lokalë. Sipas të dhënave paraprake nga rrjeti sizmologjik, tërmeti ka pasur një magnitudë prej 2.8 të shkallës Rihter.

Lëkundja është lokalizuar me epiqendër në fshatin Tregan, vetëm 7 kilometra larg qytetit të Elbasanit, dhe ka pasur një thellësi prej rreth 10 kilometrash. Për shkak të intensitetit të ulët, nga kjo lëkundje nuk raportohet për asnjë dëm material apo probleme për banorët e zonës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit