Zjarr masiv në Himarë, flakët po u afrohen banesave

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 04.09.2026, 21:37

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Himarës, ndërsa flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi gjatë natës.

Në pamjet e dërguara në redaksi shihen flakë të fuqishme në zonat kodrinore, ndërsa nga distanca duket një front i gjerë zjarri që ndriçon qiellin.

Sipas pamjeve dhe informacionit të mbërritur në redaksi, flakët po i afrohen banesave, duke rritur shqetësimin për banorët e zonës.

Era e fortë po favorizon përhapjen e zjarrit, duke e bërë situatën më të vështirë për t’u kontrolluar, pamjet nga afër tregojnë intensitetin e madh të flakëve.

JOQ Albania publikon pamjet e mbërritura në redaksi dhe bën thirrje për ndërhyrje të shpejtë nga strukturat përgjegjëse për të shmangur rrezikun ndaj banesave dhe banorëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit