Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, në bashkëpunim me Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, po vazhdon aksionin për kontrollimin e peshës së bukës që prodhohet dhe shitet në Kosovë.
Kontrollet fillimisht janë zhvilluar te operatorët ekonomikë në rajonin e Prishtinës dhe Fushë-Kosovës, ndërsa inspektimet kanë vazhduar edhe më 1 dhe 3 shtator.
Aksioni pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve të ardhshme dhe të shtrihet në komuna të tjera të vendit.
Qëllimi i kontrolleve është të verifikohet nëse pesha reale e bukës përputhet me atë të deklaruar, në mënyrë që konsumatorët të marrin sasinë për të cilën paguajnë.