Ky është 49-vjeçari që u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.09.2026, 20:11

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Gjakovë, ku Bashkim Hajredini, 49 vjeç, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Rrustem Berisha”.

Sipas Sinjalit, rasti u zbulua më 4 shtator, rreth orës 12:15, pasi një familjar kishte shkuar për ta vizituar. Kontakti i fundit me Hajredinin dyshohet se kishte qenë më 2 shtator, rreth orës 17:00. Raportohet se ai jetonte i vetëm prej rreth dy vitesh.

Policia dhe ekipi mjekësor dolën në vendin e ngjarjes, ku u konstatua vdekja e tij.

Rastin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Vlera Krasniqi.

“Sot, rreth orës 12:20, në rrugën ‘Rrustem Berisha’ në Gjakovë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull, i lindur në vitin 1977. Vdekja e tij është konstatuar nga personeli mjekësor në vendin e ngjarjes. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është iniciuar rasti ‘Hetim i vdekjes’, përderisa trupi i pajetë i viktimës dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor”, deklaroi Krasniqi.

Shkaqet e vdekjes nuk janë bërë ende të ditura. Rasti po hetohet nga organet kompetente.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit