Jozi pasi kapi me shpulla Edin: S’ka ndodh asigjo! Ishim t’u aktru

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 04.09.2026, 19:25

Pas bujës së madhe që bëri në rrjetet sociale videoja e dhunës ndaj Edi Kuçit, ka ardhur reagimi i parë nga Jozefin Marku, i cili shfaqet në videon e publikuar nga JOQ me persona të tjerë të maskuar.

Marku ka hedhur poshtë pretendimet se dhuna ka qenë e vërtetë, duke e cilësuar ngjarjen e ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës si një inskenim mes tyre.

“Asgjë s’ka ndodhur, jemi aktorë, e kemi bërë vetë”, është shprehur Marku përmes mesazheve.

Gjithashtu, lidhur me lajmet e qarkulluara për një urdhër-ndalimi të lëshuar ndaj tij nga Prokuroria e Pejës, Marku i ka mohuar kategorikisht këto pretendime, duke i quajtur ato dezinformim. “Janë fake, nuk kam arsye të jem atje”, ka deklaruar ai.

Këto pamje, të cilat qarkulluan gjerësisht në mediat sociale, ngritën menjëherë shqetësim dhe reagime të shumta në publikun e Shqipërisë dhe Kosovës për shkak të simboleve të Policisë së Shtetit të përdorura në skenat e dhunës ndaj një individi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit