Zjarri në Nikël përhapet masivisht, retë e tymit arrijnë deri në Tiranë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.09.2026, 18:02

Zjarri që prej orëve të mëparshme ka përfshirë zonën e Grepsit në Nikël është përhapur masivisht, duke avancuar drejt fshatit Qinam.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara edhe nga era, ndërsa situata në terren paraqitet shqetësuese për shkak të përmasave që ka marrë vatra.

Pamje të mbërritura në redaksinë e JOQ Albania tregojnë retë e dendura të tymit të shkaktuara nga zjarri, të cilat janë shtrirë në distancë dhe janë parë edhe nga Tirana.

Ndërkohë, forcat zjarrfikëse vijojnë ndërhyrjen në zonë, në përpjekje për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Për momentin, mbetet e paqartë nëse ka dëme në banesa apo struktura të tjera pranë zonës së përfshirë nga flakët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit