“Almir Cekrezi më goditi me levë, Policia e Gramshit e lë të lirë”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.09.2026, 14:56

Një qytetar ka denoncuar një rast dhune të ndodhur më 2 shtator, rreth orës 20:00, teksa ishte duke u kthyer nga tokat e familjes pranë lumit Devoll, së bashku me nënën e tij. Sipas dëshmisë së tij, në një rrugicë është thirrur nga shtetasi Almir Cekrezi, i cili ka dalë nga banesa e vjehrrit të tij, i është afruar dhe e ka goditur me levë. Qytetari pretendon se dhuna ka ardhur pas një konflikti të mëparshëm, pasi Cekrezi e ka akuzuar se më 29 gusht kishte goditur djalin e tij dy herë, një herë në kraharor dhe një herë në bark.

“Kjo nuk është e vërtetë. Janë akuza të sajuara dhe pa baza. Unë jam dhunuar barbarisht. Kamera është hequr dhe pas dhunës është vendosur sërish,” deklaron qytetari, duke kërkuar që ngjarja të hetohet dhe të dokumentohet përmes pamjeve të kamerave të sigurisë. Sipas tij, në momentin e incidentit ai ka qenë i shoqëruar nga nëna e tij, ndërsa përplasja ka ndodhur në rrugën pranë zonës ku familja kishte tokat.

Qytetari thotë se për rastin ka bërë denoncim në Policinë e Gramshit, por shprehet i shqetësuar se personi që ai akuzon për dhunën vijon të jetë i lirë. “I dhunuari endet i lirë, edhe pse kam bërë denoncim në Policinë e Gramshit,” shprehet ai, duke kërkuar reagimin e autoriteteve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Përgjegjësia e personave të përfshirë mbetet për t’u përcaktuar nga hetimi dhe organet kompetente.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit