Zjarri i fuqishëm në Radostinë përfshin ullishtet, era përhap flakët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.09.2026, 14:14

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme kodrat e Radostinës, në Fier, në zonën e njohur si “Fiqtë”.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me ullishte dhe shkurre, ndërsa era e fortë dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e shpejtë të zjarrit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e vatrave dhe shuarjen e flakëve. Ndërhyrja paraqitet e vështirë për shkak të erës, por edhe terrenit të thyer, që pengon lëvizjen e mjeteve dhe afrimin pranë vatrave të zjarrit.

Ekipet zjarrfikëse vijojnë operacionin në terren, me qëllim vënien nën kontroll të situatës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve në sipërfaqet përreth.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit