Në tetor të vitit 2025, një telefonatë urgjente në sallën operative të Policisë së Elbasanit ngriti në këmbë Repartin Operacional dhe forcat Shqiponjat. Informacioni ishte alarmant: një grup i armatosur po planifikonte një atentat në zonën e Bradasheshit. Kur forcat e rendit rrethuan lokalin, përballë patën 14 persona nga Tirana e Elbasani, mes të cilëve edhe ish-deputetin Bujar Muça.
Nderhyra nuk kaloi pa tension. Efektivët u përballën me dhunë e kundërshtim fizik gjatë tentativës për t'i shoqëruar. Bilanci i aksionit fliste vetë: vetëm tre persona u prangosën, ndërsa në tryezë u sekuestruan tre pistoleta me fishekë në fole, gati për qitje. Pavarësisht rrezikshmërisë dhe faktit se armët mund t'u përkisnin edhe anëtarëve të tjerë të grupit, "rrethimi" u shpërbë pa zhurmë e grupi u la i lirë.
Pasojat e këtij tolerimi nuk vonuan. Grupi "Delta" rikrijoi skena si të kartelave meksikane në mes të ditës. Një karavan prej 8 makinash dhe rreth 15 personash të armatosur rrethuan ambientet e Hotel "Regina". Në sytë e fëmijëve, grave dhe turistëve vendas e të huaj, pronarët e kompanisë "Delta", Luan Muça (tashmë i arrestuar) dhe Bujar Muça (i shpallur në kërkim), nxorrën armët dhe i kërkuan pronarit të hotelit 5 milionë euro gjobë, duke i dhënë ultimatum 48 orë për t'u larguar nga Shqipëria.
Tentativa e tyre për t'iu shmangur drejtësisë pas ngjarjes përfundoi me një aksident gjatë ndjekjes nga policia, por pyetjet e mëdha mbeten pezull:
Mosveprijmi i djeshëm i organeve të ligjit nuk solli thjesht një dështim procedural, por u kthye në faturën e sotme të pasigurisë që kërcënon drejtpërdrejt rendin dhe imazhin e vendit.