Gruaja harroi bombolën ndezur dhe iku në dyqan, shtëpia përfshihet nga flakët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.09.2026, 12:02

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen Sheq i Madh në Fier. Fatmirësisht, familjarët kanë mundur të shpëtojnë, ndërsa raportohet se gruaja e shtëpisë ka pësuar djegie në krahë.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një bombol gazi, e cila ishte lënë në banesë. Sipas informacioneve paraprake, gruaja kishte dalë për të shkuar në dyqan, ndërsa bombolen e kishte harruar të ndezur.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit