Erdhi në Shqipëri pas 7 vitesh, qytetari s’gjen as ujë për të larë sytë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.09.2026, 10:00

Një qytetar ka kontaktuar redaksinë për të denoncuar mungesën e ujit prej dy ditësh në zonën e pallateve Derveni, pranë pallateve Çabej.

Sipas denoncimit, banorët e kësaj zone kanë mbetur pa furnizim me ujë prej 48 orësh dhe, pavarësisht kesaj situata vijon të jetë e njëjtë.

Qytetari shprehet i revoltuar për situatën, duke ironizuar edhe rikthimin e tij në Shqipëri pas shtatë vitesh per pushime.

Përshëndetje JOQ, u ktheva në Shqipëri pas 7 vitesh. Prej 2 ditësh nuk ka ujë te pallatet Derveni, pranë pallateve Çabej. Dita e dytë pa ujë”, shkruan ai.

Mungesa e ujit ka krijuar vështirësi për banorët, të cilët detyrohen të blejnë shishe e bidona për nevojat bazë të tyre.

Banorët presin ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për furnizimin me ujë dhe sqarimin e situatës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit