Policia e Raqkës sekuestron kastravecat dhe sallatat e fshatarëve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.09.2026, 09:32

Këtë të premte, Policia Bashkiake e Korçës duket se e ka nisur ditën me një “superaksion”.

Me urdhër të kryetarit Sotiraq Filo, efektivët kanë zbritur në terren dhe kanë sekuestruar disa tufa sallatë jeshile dhe kastraveca.

Në një kohë kur qytetarët presin që bashkia të jetë në shërbim të tyre për një jetesë dhe qytet sa më shembullor, për Filo-n “kundërshtarë” duket se janë bërë fermerët e Korçës që dalin në trotuare për të shitur prodhimet e bahçeve të tyre.

Kështu, duke zbatuar urdhrin e kryetarit, policia u ka marrë qytetarëve edhe kastravecat e sallatat që kanë kultivuar me duart e tyre.

Një “aksion” i madh për disa tufa perimesh tregon shumë për efektivitetin e punës që bëjnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit