Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Vorë? Denoncimet

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.09.2026, 08:01

Rreth orës 03:00 të mëngjesit, në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur disa mesazhe nga qytetarë, të cilët raportojnë për një shpërthim të dyshuar me tritol në Vorë. Sipas dëshmive të dërguara, ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota.

Deri në këto momente nuk ka të dhëna zyrtare mbi objektivin e shpërthimit, nëse ka persona të lënduar apo dëme materiale. Informacionet e para mbeten paraprake dhe pritet që autoritetet të sqarojnë nëse bëhet fjalë për një shpërthim me lëndë plasëse dhe çfarë pasojash ka shkaktuar.

Mesazhi 1:

Shperthim me tritol ne Vore.

Mesazhi 2:

Pershendetje JOQ. Ne Vore sapo u degjua nje shperthim i madh. Nuk dihet akoma cfare ishte. Te gjithe njerezit kane dale neper dritare dhe ballkonet e shtepive.

Mesazhi 3:

Pershendetje! Jetoj ne Vore, tritoli i eshte vene nje personi me emrin Franc Xhelo ne shtepi. Nuk di per shkaqet por jam nga lagjja.

Policia pritet të mbërrijë në vendngjarje për të kryer veprimet hetimore dhe për të dokumentuar incidentin. JOQ Albania vijon të mbledhë informacionet e qytetarëve, ndërsa priten të dhëna zyrtare nga Policia e Shtetit për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit