“150 km për vizitën, doktori nuk erdhi fare”, qytetari denoncon klinikën “Diplomat”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 04.09.2026, 00:18

Një denoncim i mbërritur në redaksinë e JOQ Albania ngre shqetësime mbi mënyrën e ofrimit të shërbimit ndaj pacientëve në klinikën “Diplomat”, ku denoncuesi pretendon se familjari i tij është përballur me pritje të gjatë dhe mungesë komunikimi nga mjeku që kishte lënë takimin.

Sipas denoncuesit, daja i tij, i cili ndjek trajtim dialize dhe ka edhe probleme të tjera shëndetësore, kishte udhëtuar rreth 150-200 kilometra për të kryer vizitën dhe analizat në klinikë.

Ai tregon se gjatë vizitës së parë janë kryer një sërë ekzaminimesh, përfshirë EKG-në, ekon dhe vendosjen e Holterit, ndërsa familjarëve u ishte kërkuar të riktheheshin ditën pasardhëse, në orën 18:00, për të marrë përgjigjet dhe për të diskutuar me mjekun.

Por, sipas tij, pritja zgjati mbi një orë dhe mjeku nuk u paraqit. Denoncuesi pretendon se në vend të konsultës me mjekun, një tjetër doktoreshë u njoftua vetëm për të shtuar një ilaç në trajtimin e pacientit.

“Pra as doktori s’erdhi, as konsultë, as vizitë, as shpjegim si kanë dalë analizat, as këshillë, asgjë”, shkruan denoncuesi.

Në materialin video të dërguar në redaksi, ai shprehet gjithashtu se edhe gjatë vizitës së mëparshme komunikimi me doktorin ishte bërë në distancë, përmes një ekrani, ndërsa pacienti ndodhej në një dhomë tjetër.

Denoncuesi ngre pikëpyetje edhe për mënyrën se si po zhvillohen vizitat dhe ekzaminimet, duke pretenduar se familjarët nuk kanë marrë shpjegimet që prisnin për gjendjen e pacientit dhe rezultatet e analizave.

Në videon e dërguar në JOQ Albania, ai e cilëson situatën si një zhgënjim të madh dhe pretendon se familja është ndjerë e neglizhuar, veçanërisht për shkak të distancës së përshkuar dhe gjendjes së pacientit.

JOQ Albania sjell këtë denoncim për të pasqyruar shqetësimin e qytetarit. Pretendimet e tij nuk përbëjnë konstatim të redaksisë dhe mbeten qëndrime të njëanshme të denoncuesit. Nëse klinika “Diplomat” apo Dr. Artan Godo dëshirojnë të reagojnë lidhur me këto pretendime, redaksia është e gatshme ta publikojë qëndrimin e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit