Lazer drejtuar makinave në lëvizje: Kujdes me fëmijët!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.09.2026, 23:01

Një video e mbërritur mbrëmjen e sotme në redaksinë e JOQ Albania nga zona e Unazës në Tiranë ngre shqetësimin për përdorimin e rrezeve lazer pranë automjeteve në lëvizje.

Në pamje, rrezja e lazerit lëviz në mënyrë të çrregullt, herë lart e herë poshtë, ndërsa në një moment drejtohet pikërisht mbi xhamin e përparmë të automjetit që po filmonte.

Videoja është regjistruar nga një pasagjer në makinë, ndërsa qytetari që e ka dërguar në redaksi kërkon që rasti të publikohet për të tërhequr vëmendjen mbi rrezikun që mund të krijohet.

“Shkak aksidenti. Kujdes me fëmijët. Postojeni ju lutem se janë rrezik”, shkruan ai.

Edhe nëse bëhet fjalë për një veprim të momentit dhe pa qëllim për të shkaktuar dëm, një rreze lazer që përfundon në xhamin e një automjeti mund të shpërqendrojë drejtuesin, veçanërisht gjatë natës.

Në një rrugë me trafik, një shpërqendrim i papritur mund të krijojë rrezik për drejtuesin dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Për këtë arsye, prindërit duhet t'u shpjegojnë fëmijëve se rrezet lazer nuk duhen drejtuar drejt automjeteve, rrugëve apo njerëzve.

Një lojë që mund të duket e padëmshme, në një rrugë me trafik mund të krijojë një situatë të rrezikshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit