Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP), nën drejtimin e Jonaid Myzyrit, po konsolidon një skemë të procedurave pa konkurrencë në prokurimet e shëndetësisë publike. Së fundmi, ky institucion i ka dhënë dy tendera me vlerë totale 359.9 milionë lekë (rreth 3.9 milionë euro) dy kompanive të lidhura me kryetarin e Partisë Social Demokrate, Tom Doshi.

Marrëveshjet kuadër 24-mujore për furnizimin e spitaleve me medikamente bazë janë zhvilluar në mungesë të plotë të garës:

Lidhjet e kompanive me Tom Doshin
Pas operatorëve fitues fshihen struktura dhe emra të lidhur me ish-deputetin Doshi:
Mënyra e zhvillimit të këtyre procedurave me çmime pranë tavanit maksimal dhe pa rivalë në garë ngre dyshime për paracaktim të fituesve, duke kërkuar ndërhyrjen e organeve të drejtësisë për hetimin e përdorimit të fondeve publike.

