E zhdukur prej 5 ditësh, kërkohet ndihmë për gjetjen e 46-vjeçares nga Cërriku

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.09.2026, 19:09

Kanë kaluar pesë ditë që prej largimit të Manushaqe Manolit nga banesa dhe ende nuk ka asnjë informacion të sigurt për vendndodhjen e 46-vjeçares nga Cërriku.

Familjarët vijojnë kërkimet për të dhe u bëjnë apel qytetarëve për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e saj.

Sipas motrës së saj, Silvanës, familja kishte marrë informacion se Manushaqja mund të ndodhej në Gramsh, ku ajo ka shkuar për ta kërkuar, por pa mundur ta gjejë.

Familjarët kanë mësuar gjithashtu se 46-vjeçarja mund të jetë parë në zonën e qendrës së Gramshit, pranë spitaleve. Një person ka pretenduar se e ka parë një mbrëmje rreth orës 21:00 në një lokal, por ky informacion nuk është konfirmuar dhe vendndodhja e saj mbetet ende e paqartë.

Familja tregon se Manushaqja ka probleme të shëndetit mendor dhe se edhe në të kaluarën është larguar nga banesa, por është gjetur pas disa ditësh.

Tashmë, në ditën e pestë të zhdukjes, familjarët kërkojnë edhe një herë ndihmën e qytetarëve.

Kushdo që mund ta ketë parë Manushaqe Manolin ose ka informacion mbi vendndodhjen e saj, lutet të kontaktojë familjarët në numrin +355 69 394 1216 ose të njoftojë menjëherë Policinë.

Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë i rëndësishëm për familjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit