“Kamikazi, desh na mori në qafë”/ Denoncim për manovrën e rrezikshme te Ura e Vashës

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 03.09.2026, 18:34

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë të rrezikshme në aksin pranë Urës së Vashës.

Në pamjet e dërguara, automjetet shihen duke dalë nga tuneli, ndërsa pranë daljes së tij krijohet një situatë e rrezikshme në qarkullim.

Sipas denoncuesit, një drejtues mjeti ka kryer një manovër që rrezikoi automjetet e tjera në rrugë.

“Përshëndetje JOQ, nga tuneli te Ura e Vashës, desh na mori në qafë. Publikoje të lutem.”

JOQ Albania publikon pamjet e dërguara nga qytetari dhe kërkon që autoritetet të verifikojnë rastin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit