27-vjeçari godet me grushte policin në Sarandë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.09.2026, 12:25

Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar ditën e sotme në Sarandë, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një punonjës policie për shkak të detyrës. I ndaluari është Andrea Rubati, banues në Sarandë.

Sipas Policisë, Rubati ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi dyshohet se më 17 korrik 2026 ka goditur me grushte shtetasin M. V., punonjës policie i Komisariatit të Sarandës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e 27-vjeçarit, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër ndalimi nga prokurori. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit