Koshat në Sukth nuk pastrohen prej një muaji, rrezik infeksioni

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.09.2026, 11:36

Banorët e Sukthit, veçanërisht të zonës së Vadardhës dhe Lagjes 5, denoncojnë situatën e rënduar me mbeturinat. Sipas tyre, koshat nuk pastrohen për javë të tëra dhe mbetjet përfundojnë në tokë, duke krijuar ndotje dhe erë të rëndë në zonat e banuara.

Banorët shprehen se problematika është e pranishme në disa lagje dhe kërkojnë ndërhyrjen e Bashkisë Durrës për pastrimin e zonave dhe menaxhimin e rregullt të mbetjeve. Ata apelojnë për një zgjidhje të shpejtë, pasi situata, sipas tyre, përkeqësohet nga dita në ditë.

Denoncim:

Përshëndetje JOQ! Dua të shpreh këtë shqetësim. Të gjitha lagjet në Sukth, veçanërisht Vadardha dhe Lagjja 5, janë plot me mbeturina. Ju lutem, postojeni, sepse nuk po vjen Bashkia Sukth apo Bashkia Durrës për t’i pastruar. Na mbytën! Koshat lihen nga një muaj pa u hequr, nëse jo edhe më shumë, dhe njerëzit detyrohen t’i hedhin mbeturinat në tokë. Kur vijnë për pastrim, marrin edhe koshat, ndërsa nga dita në ditë situata vetëm përkeqësohet. Të gjitha lagjet janë në këtë gjendje, shumë të pista. Vjen për pushime në Shqipëri dhe përballesh me këtë situatë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit