Familjarët, miqtë dhe të afërmit do ta përcjellin sot për në banesën e fundit TikTokerin dhe ish-banorin e “Big Brother VIP Kosova”, Laurent Krasniqi.
Sipas njoftimit të mikut të tij të ngushtë, Egzon Sahiti, ceremonia e varrimit do të mbahet në fshatin Llukar, duke filluar nga ora 17:00.
Laurenti humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e së mërkurës, pas një aksidenti në Llukar, ku motoçikleta që drejtonte u përfshi në përplasje me një veturë.