Ekzekutimi i 67-vjeçarit në Miridtë, makina e viktimës shoshë nga plumbat

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 03.09.2026, 11:01

Automjeti i 67-vjeçarit Viktor Bardhi është bërë shosh nga plumbat në atentatin e rëndë të regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushas të Mirditës.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë qartë intensitetin e breshërisë së armës së zjarrit ndaj automjetit të viktimës. Në xhamat dhe karrocerinë e makinës duken dhjetëra shenja plumbash, ndërsa Viktor Bardhi është gjetur i pajetë brenda saj.

Autorët duket se kanë qëlluar në mënyrë të përsëritur drejt automjetit, duke mos i lënë asnjë mundësi 67-vjeçarit për të shpëtuar nga atentati.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë, në fshatin Munaz është gjetur një automjet i djegur. Hetuesit po verifikojnë nëse makina është përdorur nga autorët e atentatit dhe nëse ka lidhje me vrasjen e Viktor Bardhit.

Viktima është vëllai i Martin Bardhit, i cili u ekzekutua në vitin 2023. Familja Bardhi është goditur nga disa atentate gjatë viteve të fundit, ndërsa vrasja e sotme rikthen në vëmendje historinë e përgjakshme të përplasjeve që kanë përfshirë këtë familje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit